Inter mposht Barcelonën në merkato.
Inter dhe Barcelona barazuan 3-3 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales dhe finalja do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Meazza.
Përveç duelit të zjarrtë në fushë, Inter dhe Barcelona do të sfidohen edhe në merkato.
Sipas Calciomercato, Inter është përfshirë në garë për qendërmbrojtësin gjerman, Jonathan Tah.
Tah ka vendosur që të largohet nga Leverkusen në qershor dhe Barcelona, po e ndjek atë për një kohë të gjatë, por zikaltërit kanë vendosur që tia prishin planet katalanasve.
Marotta njihet si ekspert i afrimeve falas dhe Inter është favorit për të siguruar shërbimet e 29-vjeçarit.