Lajm bombastik, Milan transferon mbrojtësin 50 milionësh.
Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.
Mes skuadrave më aktive është padyshim Milani, me drejtuesit që kanë piketuar një super përforcim për repartin e mbrojtjes.
Mediat italiane, kanë lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Milan synon transferimin e qendërmbrojtësit të Arsenalit, Riccardo Calafiori.
Calafiori u transferua te Arsenali verën e shkuar për 45 milionë euro, por dëmtimet e shumta e kanë lënë atë jashtë fushe duke munguar në 21 ndeshje.
Topçinjtë janë të gatshëm ta shesin për 35 milionë euro dhe Rosonerët synojnë të përfitojnë nga kjo mundësi për ta rikthyer Calafiorin në Serie A.