Dridhet Interi, Perez transferon te Reali dyshen e zikaltërve për €130m

Los Blancos për shopping te Interi.

Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.

Mes skuadrave më aktive është padyshim Real Madridi, me drejtuesit që kanë piketuar dy përforcime nga Interi.

Calciomercato ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Real Madridi synon transferimin e dyshes së Interit, Barella dhe Dumfries.

Për dyshen e zikaltërve Madrilenët janë të gatshëm të ofrojnë 130 milionë euro.

Pozicioni i Inter-it është gjithmonë i njëjti: të gjithë yjet e ekipit do të shiten vetëm para ofertave të mëdha. Kështu do të jetë edhe për dyshen Barella-Dumfries.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here