Bomba e merkatos së verës.
Një emër i ri pritet ti shtohet listës së lojtarëve që kanë veshur fanellën e dy klubeve të Milanos gjatë karrierës së tyre.
Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por këto dy ekipe sfidohen shpeshherë edhe në merkato.
Hakan Calhanoglu bëri bujë të madhe në verën e vitit 2021 kur vendosi që nga Milani të kaloj në rradhët e Interit.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se një tjetër futbollist që ka veshur fanellën e Rosonerëve, mund të vesh fanellën e zikaltërve.
Sipas Calciomercato, Charles De Ketelaere ka përfunduar në orbitën e Interit për merkaton e verës.
Belgu dështoi te Milani, por e rigjeti formën e duhur te Atalanta. Këtë sezon De Ketelaere ka realizuar 11 gola dhe 13 asistime.
De Ketelaere mund të luajë në disa pozita dhe prandaj drejtuesit e Interit e shohin atë si një përforcim ideal. Ky operacion pritet t’i kushtojë Interit më së paku 40 milionë euro.