Allegri te Milani, goditja e parë është ylli 60 milionësh

Zbulohet përforcimi i parë i Allegrit te Milani.

Milani po mendon për të ardhmen dhe duket se ajo nuk do ta përfshijë Sergio Conceicao. Përveç ndonjë surprize të madhe, trajneri portugez do të largohet në fund të sezonit, ndërsa tashmë po qarkullojnë emrat e mundshëm për ta zëvendësuar.

Kandidati kryesor është Massimiliano Allegri, i cili e çoi Milanin drejt titullit në vitin 2011.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke zbuluar përforcimin e parë të Allegrit te Milani.

Sipas Calciomercato, goditja e parë e Allegrit te Milani do të jetë ylli i Chelsea, Christopher Nkunku.

Nkunku u transferua te Chelsea në vitin 2023 për 60 milionë euro, por ka kërkuar të largohet nga Stamford Bridge këtë verë.

Francezi ka realizuar 14 gola dhe 5 asistime këtë sezon, ndërsa për kartonin e tij Rosonerët do të duhet të paguajnë rreth 40 milionë euro.

Nkunku mund të luajë në të gjitha pozitat e sulmit dhe prandaj Allegri e dëshiron në skuadër.

Milan ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Chelsea dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here