Lajm i bujshëm nga Anglia, Antony transferohet në Serie A.
Sulmuesi brazilian Antony, ka rilindur te Betisi, duke realizuar 8 gola dhe 5 asistime duke ndihmuar kështu skuadrën spanjolle të kualifikohet në finalen e Conference League.
Antony u huazua te Betisi në janar, ndërsa skuadra spanjolle nuk ka të drejtë blerjeje.
Braziliani nuk bën pjesë në planet e Amorim për sezonin e ardhshëm dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë gjiganti italian.
Portali i njohur anglez për transferime TeamTalk, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Antony ka përfunduar në orbitën e Juventusit.
Biankonerët e kanë piketuar brazilianin si zëvendësuesin ideal të Kenan Yildiz dhe janë të gatshëm ta transferojnë atë në merkaton e verës.
United e bleu Antony për 95 milionë euro, ndërsa tani janë të gatshëm ta lënë të lirë për 30 milionë euro, shifër aspak problematike për Biankonerët.