Inter, Juve apo Napoli? – Ja ku do të transferohet David në verë

Jonathan David transferohet në Serie A.

Sulmuesi kanadez, Jonathan David është njëri nga lojtarët më të përfolur në mediat sportive, falë paraqitjeve mbreslënëse me Lille.

Kanadezi ka realizuar 25 gola në 48 ndeshje të zhvilluara këtë sezon, ndërsa në verë ka vendosur që të largohet nga Lille si futbollist i lirë.

David është në orbitën e gjigantëve italian si Inter, Juventus dhe Napoli për një kohë të gjatë.

Gazetari i njohur spanjoll Matteo Moretto, ka lëshuar një lajm bombastik, duke raportuar se Napoli është duke prirë në garën për transferimin e David.

Napoletanët e kanë tejkaluar Interin dhe Juventusin duke nisur bisedimet me agjentin e 25-vjeçarit dhe i kanë bërë ofertë më të mirë se rivalët e tyre.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here