Një tjetër derbi në merkato i takon Interit.
Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por tashmë këto dy ekipe do sfidohen në merkato.
Si Interi ashtu dhe Milani janë në kërkim të një mesfushori, teksa është pikërisht ky i fundit që është bërë “mollë sherri” për dy ekipet e Milanos në merkaton e verës.
Inter është në pozicionin më të favorshëm për të siguruar shërbimet e Samuele Ricci.
Zikaltërit kanë zhvilluar një takim me drejtuesit e Torinos pas përballjes së fundit mes tyre dhe bisedimet pritet të intensifikohen javët në vijim.
Inter ka arkëtuar pothuajse 200 milionë euro nga Liga e Kampionëve dhe 40 milionë eurot që kërkon Torino për Riccin, nuk përbëjnë aspak problem.