Juventusi është gati të zyrtarizojë përforcimin e parë për sezonin e ri.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë Miguel Gutierrez, aktualisht te Girona.
Sipas burimeve nga “AS”, bardhezinjtë kanë arritur marrëveshjen për transferimin e lojtarit për një shifër rreth 35 milionë euro.
I lindur në vitin 2001 dhe i njohur për cilësitë e tij ofensive në krahun e majtë, Gutierez ka qenë prej kohësh në radarët e klubit torinez.
Operacioni ka marrë miratimin edhe nga Real Madridi, i cili zotëron 50% të të drejtave të kartonit të lojtarit.
Kjo lëvizje pritet të sjellë freski dhe cilësi në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa klubi vazhdon të ndërtojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.