Kryevepër nga Marotta, Inter huazon sulmuesin 50 milionësh

Inter ka gati super goditjen për repartin e sulmit.

E ardhmja e repartit ofensiv të Interit mund të quhet Joshua Zirkzee. Pas një sezoni në të cilën alternativat ndaj Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram nuk arritën të bindnin plotësisht, me Arnautovic, Sanchez dhe së fundi Taremi (pa harruar edhe Correa), që nuk dhanë garanci as për vazhdimësi, as për efikasitet, klubi zikaltër po e analizon me kujdes profilin e sulmuesit holandez, sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”.

Ideja e drejtorit sportiv Piero Ausilio është t’i propozojë Manchester United, aktualisht në pronësi të kartonit të Zirkzee, huazim me të drejtë blerjeje.

Kjo formulë do t’i lejonte Interit ta vlerësonte konkretisht sulmuesin në kontekstin e futbollit italian dhe, nëse përmbushen kushtet e caktuara, ta kthejë operacionin në blerje përfundimtare.

Një vit më parë, “Djajtë e Kuq” investuan 40 milionë euro për ta rrëmbyer Zirkzee nga Bologna.

Shumë jo e tepruar për një sulmues me potencialin e tij, edhe pse vlera e holandezit në treg ka rënë në 12 muajt e fundit.

Edhe paga e holandezit, rreth 3.5 milionë euro në sezon, plus bonuse, hyn në parametrat ekonomikë të përballueshëm për Interin, duke qenë në linjë me vizionin e ri të fondit Oaktree.

Javët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të kuptuar sa i realizueshëm është ky operacion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here