Milani i madh po kthehet, Rosonerët e kanë zgjedhur trajnerin e ri

Milani do të ndajë rrugët me Konseisaon pas një sezoni që konsiderohet i dështuar.

Portugezi do të bëhet trajneri i dytë i larguar, pasi më parë kuqezinjtë ndanë rrugët me Fonsekën.

“Corriere dello Sport” raporton se Milani është i vendosur për të pasur në stol një trajner italian. Në krye të listës ndodhet Mauricio Sarri.

Ky i fundit u kontaktua pas largimit të Fonsekës në dhjetor, por nuk pranoi të ishte vetëm për mbylljen e sezonit.

66-vjeçari është pa një skuadër nga marsi i vitit 2024. Sarri nuk ka qenë asnjëherë më parë trajner i Milanit.

Në karrierën e tij të pasur ka trajnuar skuadra italiane si të Lacios, Juventusit dhe Napolit.

Te Milani do të ketë një revolucion pas zhgënjimi të madh, që u përmbyll me humbjen e Kupës së Italisë ku Bolonja fitoi finalen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here