Inter pa frena në merkato, zikaltërit sigurojnë përforcimin e madh për sezonin e ri

Inter siguron goditjen e madhe për sezonin e ardhsëm.

Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.

Mes skuadrave më aktive është padyshim Interi, me drejtuesit që kanë siguruar dy përforcime dhe tani kanë gati edhe të tretin.

Zikaltërit kanë siguruar shërbimet e Petar Sucic dhe Nikola Zalewskit për sezonin e ri, ndërsa kanë gati edhe goditjen e rradhës.

Gazetari i njohur italian Nicolo Schira, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke raportuar se Inter është shumë pranë transferimit të Luis Henriques.

Zikaltërit kanë arritur marrëveshje me Marseille për shumën e 22 milionë eurove dhe 3 milionë euro të tjera në formë të bonuseve.

Henrique ka realizuar 9 gola dhe 10 asistime këtë sezon, ndërsa kalimi te Interi është vetëm çështje kohe.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here