Sarri te Milani, goditja e parë është ylli 40 milionësh

Zbulohet përforcimi i parë i Sarrit te Milani.

Milani po mendon për të ardhmen dhe duket se ajo nuk do ta përfshijë Sergio Conceicao.

Trajneri portugez do të largohet në fund të sezonit, ndërsa tashmë po qarkullojnë emrat e mundshëm për ta zëvendësuar.

Kandidati kryesor është Maurizio Sarri, i cili ka marrë nga Rosonerët një kontratë dy vjeçare.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke zbuluar përforcimin e parë të Sarrit te Milani.

Sipas Calciomercato, goditja e parë e Sarrit te Milani do të jetë ylli i Torinos, Samuele Ricci.

Milan pritet të arkëtojë 70 milionë euro nga largimi i Reijnders dhe 40 milionë eurot e kërkuara nga Torino nuk do të përbëjnë problem për ta transferuar Riccin.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here