Igli Tare është drejtori i ri sportiv i Milanit.
Sipas raportimeve të fundit të “Tuttomercatoweb”, ish-futbollisti shqiptar sapo ka nënshkruar kontratën e tij të re që do ta lidhë atë me klubin kuqezi.
Konkretisht, Tare ka nënshkruar një marrëveshje 2-vjeçare me opsion për një sezon të tretë me një pagë prej 800 mijë eurosh në vit.
Njoftimi zyrtar nga Milani do të mbërrijë në orët e ardhshme, por para mediave do të prezantohet ditën e hënë.
Kuqezinjtë kanë bërë një lëvizje shumë të rëndësishme në nivelin e menaxhimit në funksion të sezonit të ardhshëm, i cili në mendjet e pronarëve dhe tifozëve duhet të shënojë rinisjen e projektit.
Tuttomercatoweb, ka shkuar edhe më tutje duke zbuluar se Tare e ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Leaos.
Tare e ka piketuar sulmuesin e Manchester United, Amad Diallo si pasardhësin e Leaos.
Kartoni i Diallo vlerësohet rreth 40 milionë euro, shifër kjo aspak problematike për Rosonerët, pasiqë pritet të arkëtojnë më së paku 80 milionë euro nga shitja e Leaos.