Goditja e parë e Tares: Nga Juve te Milani, çfarë tradhëtie

Bomba e merkatos së verës.

Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Juventusit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por këto dy ekipe sfidohen shpeshherë edhe në merkato.

Milani do të përpiqet ta rikthejë Federico Chiesan në Serie A këtë verë pas përvojës së tij të shkurtër te Liverpooli , kanë raportuar mediat në Itali.

Sulmuesi fitoi titullin e Ligës Premier në sezonin e tij të parë, por bëri vetëm 14 paraqitje zyrtare për klubin për shkak të lëndimeve dhe formës së dobët.

Ai arriti të shënojë dy gola, por po kërkon më shumë minuta lojë në mënyrë që të rikthehet në formë dhe të jetë pjesë e skuadrës së Italisë në Kupën e Botës 2026.

Sipas gazetarit të DAZN, Orazio Accomando, Milani do të propozojë një marrëveshje huazimi me mundësi blerjeje për Chiesan këtë verë.

27-vjeçari është produkt i akademisë së të rinjve të Fiorentinës dhe u largua nga Juventusi për 12 milionë euro plus bonuse verën e kaluar, kur ‘Bianconerët’ nuk i ofruan një kontratë të re.

Buxheti i Milanit do të jetë më i ulët këtë sezon, pasi ata nuk kanë arritur të kualifikohen për në garat e UEFA-s, por mund t’i garantojnë Chiesas më shumë hapësira.

Kjo do të thotë që nëse ai do të bënte transferimin, Liverpooli do të duhej të ndante një pjesë të pagës së tij prej 7.5 milionë eurosh në sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here