Igli Tare e ka zgjedhur trajnerin e ri të Rosonerëve.
Igli Tare është zyrtarisht drejtor sportiv i Milanit. Ky njoftim ishte paralajmëruar më parë, ndërsa vjen pas sezonit të dështuar nga Milani.
Kontratë 2-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër është marrëveshja e arritur mes palëve. Paga e tij është raportuar të variojë nga 800 mijë euro.
Tare ndërkohë ka si mision kryesor të gjejë trajnerin e ri. Konseisao është me valixhe në duar, ndërsa Vinçenzo Italiano i Bolonjës ishte dëshira kryesore, por ky i fundit do të rinovojë kontratën.
Antonio Conte pritet të rikthehet te Juventusi, ndërsa Allegri do ta zëvendësojë atë te Napoli.
Sipas SportMediaset, Thiago Motta është kandidati kryesorë për ta marrë drejtimin e Rosonerëve.