Milan po e thyen rekordin, Tare transferon yllin e Premier League për €50m

Igli Tare ka gati goditjen e parë bombastike.

Igli Tare është zyrtarisht drejtor sportiv i Milanit. Ndodh për herë të parë në historinë e kuqezinjve, që drejtori sportiv të mos jetë nga Italia.

Ky njoftim ishte paralajmëruar më parë, ndërsa vjen pas sezonit të dështuar nga Milani. Furlani arriti akordin pas disa takimeve me ish-drejtorin e Lacios, që ishte ndër pretendentët kryesorë prej fillimit të negociatave për drejtor sportiv.

Kontratë 2-vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër është marrëveshja e arritur mes palëve. Paga e tij është raportuar të variojë nga 800 mijë euro.

Mediat italiane kanë zbuluar goditjen e parë bombastike të Igli Tares. Sipas raportimeve Tare synon transferimin e Alejandro Garnachos nga Manchester United.

Garnacho shihet si pasardhësi ideal i Leaos, i cili ka vendosur të largohet nga San Siro.

Nga shitja e portugezit, Rosonerët do të përfitojnë më së paku 80 milionë euro, ndërsa afrimi i Garnachos do ti kushtojë 50 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here