Lajm bombastik, Conte te Juventusi bashkë me yllin e Napolit

Zbulohet përforcimi i parë i Contes te Juventusi.

E ardhmja e Antonio Conte mund të jetë te Juventusi. Ky është lajmi i bujshëm i dhënë nga mediat italiane.

Të vetëdijshëm për gabimet e bëra verën e kaluar, drejtuesit e Juventusit po kërkojnë të korrigjojnë gabimin dhe të marrin një trajner që mund të kishin marrë jo më pak se një vit më parë.

Kjo është arsyeja pse emri në krye të listës për stolin e Zonjës së Vjetër është Antonio Conte, i cili mund të ndiqet edhe nga një ylli i Napoli-t te Biankonerët, një nga lojtarët e tij të preferuar.

Calciomercato ka lëshuar një lajm bombastik, duke raportuar se Conte ia ka kërkuar drejtuesve të Juventusit transfeirmin e Scott McTominay.

McTominay u shpall lojtari më i mirë në Serie A për këtë sezon, pasiqë ishte protagonist me Napolin duke realizuar 13 gola dhe 6 asistime.

Napoli e transferoi skocezin për 30 milionë euro, ndërsa Juventus do të duhet të shpenzojë më së paku 50 milionë euro për ta transferuar 28-vjeçarin në Torino.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here