Tare nis nga puna, ky është bomberi i njohur që po kërkon të sjellë te Milan

Milan zyrtarizoi drejtorin e ri sportiv, Igli Tare.

Shqiptari nuk ka kohë për të humbur dhe ka filluar nga puna për të konkretizuar lëvizjet e para që do bëjë te Milan, qoftë në lidhje me largimet, po ashtu edhe me afrimet e reja.

Tare është takuar së fundmi me Giuseppe Riso, agjenti i disa lojtarëve të njohur në Serie A, por një nga temat e diksutimit në këtë takim ka qenë Lorenzo Lucca, sulmuesi i Udinese-s, i cili pëlqhet shumë nga drejtuesit e Milanit.

Kuqezinjtë tentuan transferimin e tij verën e kaluar, por nuk o konkretizua dot.

“Calciomercato.com” raporton se 24-vjeçari, i cili ka shënuar 14 gola në kampionat dhe në Kupën e Italisë sezonin që u mbyll, është një nga objektivat kryesorë të Milan për t’u përforcuar në sulm për sezonin e ri.

Detyra e Igli Tare është të mbyllë sa më shpjet marrëveshjen me Udinese-n, përflitet për një shifër 22-25 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here