E bujshme nga Italia: Stefano Pioli rikthehet në Serie A

Stefano Pioli rikthehet në Serie A.

Trajneri i Al Nassr, Stefano Pioli është duke u përfolur për një rikthim në Serie A.

I shkarkuar nga Milan në fund të sezonit të kaluar, Pioli mori drejtimin e klubit të Ligës Saudite të Pro, Al-Nassr në shtator, duke pasuar Luis Castron.

Corriere dello Sport, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke raportuar se Pioli tani kërkohet në Itali, konkretisht nga Fiorentina.

Trajneri i Fiorentinës Raffaelle Palladino do të largohet këtë verë dhe Pioli po konsiderohet si zëvendësuesi i tij.

Pioli më parë ka drejtuar më parë Fiorentinën gjatë viteve 2017-2018.

Trajneri italian duket se ka pasur vështirësi për t’u përshtatur me jetën në në Arabinë Saudite dhe dëshiron rikthimin në Itali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here