Tare ka gati përforcimin e parë si drejtor sportiv te Milani.
Masimiliano Alegri është trajneri i ri i Milanit. Firma është hedhur në kontratë siç raportohet në Itali, ndërsa mungon vetëm zyrtarizimi.
Alegri do të prezantohet bashkë me Igli Tare. Ishte dëshira e këtij të fundit, që prezantimi të bëhej bashkë me trajnerin e ri të kuqezinjve.
Calciomercato, ka zbuluar përforcimin e parë të Tares dhe Allegrit për merkaton e verës.
Sipas Calciomercato, Milan synon transferimin e mbrojtësit të Manchester United, Victor Lindelof.
Suedezit i skadon kontrata me Djajtë e Kuq javën e ardhshme dhe Rosonerët synojnë të përfitojnë nga kjo mundësi për ta transferuar atë në San Siro me parametra zero.