Gjashtë përforcime dhe 3-4-3: Ja se si do të duket Milani i Allegrit dhe Tares (FOTO)

Milani i madh po kthehet, ja si do të rreshtohen Rosonerët në sezonin e ri.

Milani ka zgjedhur Massimiliano Allegrin. Lëvizja e befasishme e drejtorit të ri sportiv, Igli Tare, ka pasur sukses dhe trajneri nga Livorno është gati të rikthehet në pankinën e “Djallit”, pas eksperiencës së parë nga vera e vitit 2010 deri në janar 2014, që solli në arkivat e kuqezinjve një titull kampion (i pari në karrierën e tij) dhe një Superkupë të Italisë, por përfundoi me shkarkim.

Për Milanin e tij të vjetër dimë pothuajse gjithçka, por si do të jetë skuadra që do të formojë tekniku livornez, pas 6 titujve kampion dhe 2 finaleve të Ligës së Kampionëve me Juventusin?

TeleLombardia, ka zbuluar se si do të duket Milani sezonin e ardhshëm nën drejtimin e Allegrit.

Ata parashikojnë një sistem 3-4-3 me trajnerin e ri, një sistem që u pa në fitoren ndaj Udineses.

Mike Maignan, Fikayo Tomori, Strahinja Pavlovic, Tijjani Reijnders, Christian Pulisic, Santiago Gimenez dhe Rafael Leao janë ata që do të mbajnë vendet e tyre.

Pietro Comuzzo mund të vijë nga Fiorentina për t’u bërë qendërmbrojtësi i ri titullar në mbrojtje. Samuele Ricci është objektivi kryesorë për mesfushën, ndërsa gjithçka mund të ndryshojë nga krahët me Alexis Saelemaekers (ose Dodo) dhe Maxim De Cuyper.

Riccardo Orsoli dhe Lorenzo Lucca mund t’i bashkohen sulmit për të qenë zëvendës sulmues i krahut të djathtë dhe qendërsulmues përkatësisht. Pra, janë gjashtë përforcime të reja plus rikthimi i mundshëm i Saelemaekers nga Roma.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here