Tare 1-0 Marotta, Milan ia rrëmben Interit objektivin e merkatos

Igli Tare ia jep goditjen e parë Marottas në merkato.

Jemi mësuar që derbi mes Milanit dhe Interit është tepër i zjarrtë në fushën e lojës apo edhe në tribuna, por tashmë këto dy ekipe do sfidohen në merkato.

Si Interi ashtu dhe Milani janë në kërkim të një mesfushori, teksa është pikërisht ky i fundit që do të bëhet “mollë sherri” për dy ekipet e Milanos në merkaton e verës.

Milani është pranë transferimit të Samuele Ricci.

Që në janar, Milani kishte tentuar të hapte bisedimet për të, por pa sukses. Torino e mbylli derën menjëherë, duke mos pranuar ta shesë lojtarin në mes të sezonit. U ra dakord që gjithçka të shtyhej për pranverë/verë.

Me Reijnders pranë largimit, Milan ka gati ofertën prej 40 milionë eurove për transferimin e Riccit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here