Donnarumma rikthehet në Serie A.
Gianluigi Donnarumma u shpall kampion me PSG duke mposhtur Interin në finalen e Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e mbrëmshme mund të jetë edhe ndeshja e tij e fundit me parisienët në turneun në fjalë.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Donnarumma është i hapur ndaj ndryshimit të skuadrës gjatë verës dhe bëhet e ditur se klubi i Napolit është gati të bëjë një ofertë për portierin, që ta kthejë në vendlindje.
Antonio Conte ka kërkuar përforcime për të bërë një skuadër të madhe dhe një cikël fitues me pretendime edhe në arenën ndërkombëtare.
Ndaj De Laurentis do të përpiqet ta kënaqë duke filluar nga porta, me Donnarummën i cili shihet si kandidati kryesor për të mbrojtur katërkëndorin e kampionëve të saposhpallur të Serisë A.