Bomba e verës: Leao largohet nga Milani, por jo nga Serie A

Leao mbetet në Serie A.

Tashmë nuk është më befasi që Milan është i gatshëm të dëgjojë ofertat për yllin e tyre Rafa Leao dhe nëse ndonjëra prej tyre është bindëse, portugezi do të largohet nga kuqezinjtë.

Për Leao-n interesohen shumë klube të mëdha, por dy më të interesuarit për momentin janë Bayerni dhe Chelsea.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Leao mund të transferohet te rivalët e Milanit.

Sipas Calciomercato, Napoli është futur në garë për Leaon dhe bisedimet me Milanin pritet të fillojnë së shpejti.

De Laurentiis i ka premtuar Contes një buxhet prej 200 milionë eurove për merkaton e verës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here