Theo Hernandez mbetet në Europë.
Theo Hernandez është njëri nga lojtarët më të përfolur ditët e fundit në mediat sporrive.
Rosonerët kanë vendosur ta nxjerrin në shitje francezin dhe kanë pranuar madje ofertën e Al-Hilal prej 20 milionë eurove.
Theo po pret ofertat nga klube të mëdha brenda Europës, pasi synimi i tij është ende të luajë në elitë dhe të jetë pjesë e Francës për Kupën e Botës 2026.
Sky Sport, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Atletico Madrid ia ka ofruar Milanit kartonin e Nahuel Molinas në këmbim të Theos.
Molina do të ishte një super përforcim për krahun e djathtë të mbrojtjes dhe Rosonerët janë të hapur për këtë operacion.