Tare pa frena në merkato, pas Modric gati të plotësojë dëshirën e radhës të Allegri-t

Tare pa frena në merkato.

Max Allegri i ka idetë e qarta, synimi i trajnerit të ri të Milan është të forcojë repartin e mesfushës me lojtarë të besueshëm dhe me eksperiencë.

Edhe pse jo ende zyrtarisht, largimi i Tijjani Reijnders drejt Manchester City, ka lënë një boshllëk të madh te mesfusha e kuqezinjve.

Pas Luka Modric, transferimi i kroatit duket çështje e mbyllur, Allegri kërkon një tjetër mesfushor të njohur, i cili e njeh majft mirë Serie A.

Bëhet fjalë për Adrien Rabiot, i cili ka luajtur më parë për 5 sezone në Itali me Juventus, ndërsa aktualisht është lojtar i Olimpique Marseille.

Sipas “Mundo Deportivo”, mesfushori francez, i cili ka një kontratë deri në vitin 2026, mund të largohet për një tarifë rreth 10.5 milionë eurosh, falë një marrëveshjeje private me drejtuesit e Marseille. Milani ka intensifikuar kontaktet me rrethin e lojtarit, me Allegri-n që merr një rol udhëheqës në bisedime.

Trajneri italian është i bindur se marrëdhënia e tij e mirë personale dhe profesionale me Rabiot do të jetë çelësi për ta bindur atë të kthehet në Serie A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here