Granit Xhaka në Serie A.
Kalim i Tijjani Reijnders te Manchester City është praktikisht i mbyllur. Mungojnë vetëm disa detaje për transferimin e mesfushorit holandez për 55 milionë euro + 15 milionë bonuse. Gjithçka do të nisë me vizitat mjekësore të zakonshme.
Kështu, krijohet një boshllëk i rëndësishëm në mesfushë. Kuqezinjtë ndodhen përballë nevojës për ta rindërtuar repartin pas shitjes së Reijnders
Dhe, pas goditjes me Modric, drejtori Igli Tare kërkon një tjetër emër me përvojë për mesin e fushës së Milanit. Më konkretisht, klubi kuqezi po vlerëson Granit Xhakën e Bayer Leverkusen.
Kuqezinjtë janë gati të paguajnë 15-20 milionë euro për të sjellë në Milano mesfushorin shqiptar dhe t’i ofrojnë atij një rrogë 2-3 milionë euro në sezon, pak a shumë aq sa merr edhe te Leverkusen.
Nga ana tjetër, klubi i Bundesligës është i gatshëm ta lërë të lirë Xhakën për 15-20 milionë euro, duke ditur që kontrata e tij skadon pas një viti dhe mund të largohet si lojtar i lirë.