E bujshme: Zbulohet përforcimi i parë i Chivu-s te Interi

Zbulohet goditja e parë e Chivus te Interi.

Christian Chivu dhe Interi kanë thënë “Po”. Pas një takimi të parë pozitiv të enjten në mbrëmje, gjatë ditës së djeshme është zhvilluar edhe takimi përfundimtar mes drejtuesve zikaltër, trajnerit rumun dhe përfaqësuesit të tij.

Palët kanë rënë dakord për një kontratë dyvjeçare deri në vitin 2027, me një pagë prej rreth 2.5 milionë euro në sezon.

Megjithatë, për zyrtarizimin do të duhet ende pak durim. Kivu duhet të zgjidhë disa çështje burokratike me klubin aktual, Parmën, me të cilin ka kontratë deri më 30 qershor.

Calciomercato, ka zbuluar madje përforcimin e parë të rumunit në Meazza. Sipas Calciomercato, transferimi i parë i Chivus te Interi do të jetë Nico Paz.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here