Igli Tare e ka gjetur pasardhësin e Leaos.
Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao është shumë pranë transferimit te Bayerni i Mynihut dhe Rosonerët kanë nisur kërkimin për pasardhësin e tij.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Igli Tare dhe Allegri e kanë piketuar sulmuesin e Arsenalit, Gabriel Martinelli si zëvendësuesin ideal.
Martinelli ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2027 dhe për ta lënë të lirë Topçinjtë kërkojnë 50 milionë euro.
Në sezonin që sapo përfundoi, Martinelli realizoi 10 gola dhe 6 asistime në 51 paraqitje.