Marotta ka gati dhuratën e parë për Chivun.
Christian Chivu dhe Interi kanë thënë “Po”. Palët kanë rënë dakord për një kontratë dyvjeçare deri në vitin 2027, me një pagë prej rreth 2.5 milionë euro në sezon.
Megjithatë, për zyrtarizimin do të duhet ende pak durim. Chivu duhet të zgjidhë disa çështje burokratike me klubin aktual, Parmën, me të cilin ka kontratë deri më 30 qershor.
Calciomercato, ka zbuluar dhuratën e parë të Marottas për Chivun. Sipas Calciomercato, dhurata e parë për Chivun te Interi do të jetë sulmuesi i Real Madridit, Arda Guler.
Guler nuk ka fituar shumë hapësira sezonin e shkuar dhe zikaltërit synojnë huazimin e turkut.