Barcelona dhe Milan kanë gati shkëmbimin spektakolar.
Tashmë nuk është më befasi që Milan është i gatshëm të dëgjojë ofertat për yllin e tyre Rafa Leao dhe nëse ndonjëra prej tyre është bindëse, portugezi do të largohet nga kuqezinjtë.
Për Leao-n interesohen shumë klube të mëdha dhe sipas raportimeve të fundit Barcelona ka gati ofertën tunduese për Rosonerët.
Portali i njohur spanjoll El Nacional ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Barcelona është e gatshme t’ia ofrojë Milanit kartonin e Ronald Araujos dhe 50 milionë euro në këmbim të Leaos.
Milani është në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe Araujo do të ishte një super përforcim, prandaj Rosonerët janë të hapur për këtë super shkëmbim.