Milan transferon yllin e Topçinjëve.
Mbrojtësi i majtë i Arsenalit, Oleksandr Zinchenko, mund të jetë pranë kalimit te Milan, sipas një raportimi ekskluziv nga La Gazzetta dello Sport.
Përfaqësues të klubit italian janë takuar së fundmi me drejtuesit e Arsenalit në Londër për të diskutuar transferimin e Zinchenkos dhe të Jakub Kiwior.
Trajneri i ri i Milanit, Massimiliano Allegri, po kërkon të forcojë repartin mbrojtës pas një sezoni tjetër me bilanc negativ në prapavijë.
Skuadra kuqezi ka pësuar mbi 40 gola në ligë në secilin prej tre edicioneve të fundit, gjë që ka shtyrë drejtuesit të veprojnë në merkato.
Zinchenko shihet si zëvendësues i mundshëm për Theo Hernandez, nëse ky i fundit largohet gjatë verës.
Transferimi i ukrainasit pritet të realizohet për një shumë më pak se 15 milionë euro, sipas të njëjtit burim.
Milani gjithashtu synon të shpërndajë pagën neto të lojtarit prej 5 milionë eurosh në disa sezone, për ta bërë marrëveshjen më të përballueshme.