E bujshme: Milan arrin marrëveshje me bomberin e ri

Milan siguron goditjen e rradhës në merkato.

Igli Tare nuk ka kohë për të humbur dhe ka filluar nga puna për të konkretizuar lëvizjet e para që do bëjë te Milan, qoftë në lidhje me largimet, po ashtu edhe me afrimet e reja.

Sipas raportimeve të fundit, Milan ka arritur marrëveshje me sulmuesin italian, Ciro Immobile.

Sulmuesi 35-vjeçar i është vetëofruar Rosonerëve dhe Allegri ka dhënë dritën jeshile për afrimin e tij.

Me largimin e Abraham dhe Jovic, Immobile do të jetë pjesë përbërëse e sulmit të Milanit për sezonin e ardhshëm.

Immobile do të jetë vlerë e shtuar për skuadrën e Allegrit sezonin e ardhshëm, pasiqë në 353 ndeshje të luajtura në Serie A, ka realizuar 252 gola.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here