Igli Tare ka gati goditjen e parë te Milani.
Igli Tare nuk ka kohë për të humbur dhe ka filluar nga puna për të konkretizuar lëvizjet e para që do bëjë te Milan, qoftë në lidhje me largimet, po ashtu edhe me afrimet e reja.
Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke zbuluar goditjen e parë të tij te Milani.
Sipas Calciomercato, Tare synon transferimin e qendërsulmuesit të Liverpool, Darwin Nunez.
Nunez u transferua te Liverpooli për 85 milionë euro, por Reds janë të gatshëm ta lënë të lirë për vetëm 40 milionë euro.
Nga kjo mundësi kërkon të përfitojë Tare për ta sjellur uruguaianin në San Siro.