Shkëmbim spektakolar: Theo bëhet Biankoner, ylli i Juves te Milani

Transferim “kokë më kokë”, Juventus dhe Milan planifikojnë shkëmbimin e bujshëm të dy kampionëve.

Ajo që është dukur si një ide mund të kthehet në një lëvizje konkrete e merkatos mes Milan dhe Juventus, që do të ishin të gatshme të shkëmbenin Dusan Vlahovic dhe Theo Hernandez.

Mediat italiane zbulojnë se klubet po bëjnë sondazhet paraprake, që ende nuk mund të përkufizohet si një negociatë e vërtetë. Gjithsesi, bardhezinjtë dhe kuqezinjtë kanë filluar ta konsiderojnë të zbatueshme këtë ide, që do të çonte në këtë shkëmbim të bujshëm.

E gjitha ka një logjikë të hekurt: Të dy futbollistët duan një ndryshim ambienti, të dyve u skadon kontrata pas një viti dhe, për rrjedhojë, konsiderohen si tepricë. Të dy lojtarët pëlqehen nga trajneri i skuadrës tjetër, që do t’i priste krahëhapur.

Massimiliano Allegri e konsideron Dusan Vlahovic sulmuesin ideal për të forcuar repartin e tij sulmues. Ky transferim do të shmangte shpenzimet e tepërta, pasi si Vlahovic ashtu dhe Theo Hernandez mund të ketë një vlerësim të njëjtë, rreth 30 milionë euro.

Nëse Juve dhe Milan do të jenë në gjendje të bindin edhe financiarisht dy lojtarët, shkëmbimi mund të ndodhë. Të gjitha janë pjesë të një enigme që sapo është hedhur në tavolinë. Ekziston vullneti për të biseduar me njëri-tjetrin dhe ky është vetëm hapi i parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here