Tare pa frena në merkato, pas Modric Milan siguron përforcimin e madh

Milan siguron goditjen e rradhës në merkato.

Igli Tare nuk ka kohë për të humbur dhe ka filluar nga puna për të konkretizuar lëvizjet e para që do bëjë te Milan, qoftë në lidhje me largimet, po ashtu edhe me afrimet e reja.

Rosonerët kanë siguruar tashmë pëforcimin e parë për sezonin e ri me Luka Modric që do ti bashkohet skuadrës pas Botërorit të Klubeve.

Por nuk mbaron me kaq, pasiqë sipas raportimeve të fundit Milan ka siguruar një tjetër super përforcim.

Gazzetta dello Sport, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke raportuar se Milan ka arritur marrëveshje personale me Granit Xhakën.

Xhaka ka dhënë dritën jeshile për transferimin e tij në San Siro dhe brenda kësaj jave pritet të arrihet marrëveshja edhe me Bayer Leverkusen.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here