Inter pa frena në merkato, zikaltërit sigurojnë përforcimin e katërt për sezonin e ri

Inter siguron goditjen e katërt për sezonin e ardhshëm.

Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.

Mes skuadrave më aktive është padyshim Interi, me drejtuesit që kanë siguruar tre përforcime dhe tani kanë gati edhe të katërtin.

Zikaltërit kanë siguruar shërbimet e Petar Sucic, Nikola Zalewskit dhe Luis Henriques, ndërsa kanë gati edhe goditjen e rradhës.

Interi po ecën me ritëm të mirë në përpjekjen për të transferuar sulmuesin e Parmës, Ange-Yoan Bonny, i cili ka qenë objektiv i klubit edhe përpara se Cristian Chivu të emërohej trajner.

Qendërsulmuesi shihet si zëvendësuesi ideal për Marcus Thuram, duke marrë parasysh vështirësitë që pati Interi për ta zëvendësuar gjatë mungesave të tij për shkak dëmtimesh.

21-vjeçari ishte futur në listën e dëshirave të Interit që në maj, shumë përpara dorëheqjes së Simone Inzaghit dhe emërimit të Chivut, i cili vinte nga stoli i Parmës.

Tani, të dy mund të ribashkohen në ‘Giuesppe Meazza’, pasi Bonny mbetet opsioni kryesor në repartin ofensiv për sezonin e ardhshëm.

Parma kërkon rreth 20 milionë euro për kartonin e tij, por çmimi mund të ulet nëse përfshihet një lojtar në shkëmbim.

Edhe vetë lojtari ka një dëshirë të fortë për transferimin, pasi beson se Interi do të ishte hapi i përsosur në karrierën e tij.

Bonny iu bashkua Parmës si lojtar i lirë nga Chateauroux në vitin 2021 dhe ndihmoi klubin të ngjitej në Serie A.

Sezonin që lamë pas, ai shënoi gjashtë gola dhe dha katër asistime në 37 ndeshje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here