Milan pa frena në merkato, Rosonerët sigurojnë goditjen e dytë në merkato.
“Calciomercato.com” raporton se Granit Xhaka mund të quhet tashmë lojtari më i ri i Milanit. Mesfushori shqiptar do të transferohet te kuqezinjtë, ku do të nënshkruajë një kontrate 3-vjeçare.
Milan ka gjetur gjuhën e përbashkët me Leverkusen për të sjellë në “San Siro” Xhakën për shifrën 10 milionë euro. Mesfushori shqiptar do të paguhet 4 milionë euro në sezon plus bonuse.
Pasi transferimi i Xhakës mund të quhet çështje e mbyllur, Igli Tare ka dy misione të tjera për të kryer në repartin e mesfushës. I pari që duket se është i kryer po ashtu, është transferimi i Luka Modric. Kroati do të transferohet falas te Milan, ku do të nënshkruajë kontratë 1+1, një vit me të drejtë rinovimi dhe për një vit tjetër.
Ndërsa objektivi i dytë në mesfushë do të jetë Javi Guerra, 22-vjeçari i Valencias, për të cilin klubi spanjoll nuk pranon marrëveshje nën shifrën 25 milionë euro.