Një super përforcim nga Igli Tare.
Igli Tare nuk ka kohë për të humbur dhe ka filluar nga puna për të konkretizuar lëvizjet e para që do bëjë te Milan, qoftë në lidhje me largimet, po ashtu edhe me afrimet e reja.
Rosonerët kanë siguruar tashmë shërbimet e Luka Modric dhe Granit Xhakës, ndërsa Tare ka piketuar një tjetër super përforcim me parametra zero.
Sipas Calciomercato, Tare synon transferimin e Rodrigo Bentancur vitin e ardhshëm me kosto zero.
Mesfushori uruguaian i skadon kontrata me Spurs në verën e vitit 2026 dhe Tare do të vihet në lëvizje që në janar.
Allegri dhe Bentancur kanë bashkëpunuar te Juventusi dhe strategu italian e dëshiron uruguaianin te Milani.