Inter siguron goditjen e katërt për sezonin e ardhshëm.
Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.
Mes skuadrave më aktive është padyshim Interi, me drejtuesit që kanë siguruar tre përforcime dhe tani kanë gati edhe të katërtin.
Zikaltërit kanë siguruar shërbimet e Petar Sucic, Nikola Zalewskit dhe Luis Henriques, ndërsa kanë gati edhe goditjen e rradhës.
Interi është pranë përfundimit të një marrëveshjeje me Parmën për sulmuesin e ri Ange-Yoan Bonny, me një ofertë që pritet të mbyllet në vlerën prej 24 milionë eurosh, sipas Fabrizio Romanos.
Bonny ka qenë një objektiv i Interit për disa muaj dhe interesimi është rritur ndjeshëm që kur ish-trajneri i Parmës, Cristian Chivu, iu bashkua zikaltërve si zëvendësues i Simone Inzaghit.
Interi synon ta mbyllë marrëveshjen për një shumë fikse prej 24 milionë eurosh, shumë afër kërkesës së Parmës prej 25 milionësh.
Bonny, 21-vjeçar, u transferua te Parma në vitin 2021 nga Chateauroux dhe këtë sezon ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në ngjitjen dhe mbijetesën e ekipit në Serie A, me 6 gola dhe 4 asistime në 37 paraqitje.