Një super përforcim nga Igli Tare.
Igli Tare nuk ka kohë për të humbur dhe ka filluar nga puna për të konkretizuar lëvizjet e para që do bëjë te Milan, qoftë në lidhje me largimet, po ashtu edhe me afrimet e reja.
Rosonerët kanë siguruar tashmë shërbimet e Luka Modric, Granit Xhakës, Samuele Riccit, ndërsa Tare ka piketuar një tjetër super përforcim me parametra zero.
Sipas Calciomercato, Tare synon transferimin e Lorenzo Pellegrinit vitin e ardhshëm me kosto zero.
Mesfushori italian i skadon kontrata me Romën në verën e vitit 2026 dhe Tare do të vihet në lëvizje që në janar.