E bujshme: Thomas Muller te gjiganti italian me parametra zero

Thomas Muller në Serie A.

Fituesi i Kupës së Botës, dy herë fitues i tripletës, krijues i paraqitjeve rekord, Thomas Muller dhe FC Bayern Munich kanë vendosur së bashku t’i japin fund këtë verë një karriere unike që përfshin 25 vjet dhe 33 trofe.

Muller i lindur në Bavari iu bashkua akademisë së FC Bayern në moshën 10-vjeçare në verën e vitit 2000, iu nënshtrua një zhvillimi të pashembullt, bëri histori me klubin, fitoi gjithçka që kishte për të fituar dhe është mban rekordin e paraqitjeve për klubin me gjithsej 743 ndeshje konkurruese.

Por Muller nuk do të largohet nga Europa, pasiqë sipas raportimeve të fundit është në bisedime me gjigantin italian.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke raportuar se Muller është në bisedime me Napolin.

Napoletanët kanë siguruar shërbimet e De Bruyne me parametra zero dhe Conte e sheh gjermanin si një opsion shtesë për vijën e sulmit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here