Shkëmbim spektakolar: Calhanoglu në Old Trafford, ylli i United te Interi

Bomba e merkatos së verës, Inter dhe United kanë gati shkëmbimin spektakolar.

Që nga mbrëmja e së hënës, në shtëpinë e Interit ka shpërthyer zyrtarisht çështja Hakan Çalhanoglu.

Shpërthimi i kapitenit Lautaro Martinez, pas eliminimit nga Botërori për Klube, ishte drejtuar pikërisht ndaj mesfushorit turk, i cili shkoi me pushime para kohe, pas rezultateve të ekzaminimeve mjekësore në prag sfidës ndaj River Plate.

Calhanoglu pritet të largohet nga Interi gjatë kësaj vere, ndërsa Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik.

Përveç Galatasaray, në garë për Calhanoglun është përfshirë edhe Manchester United dhe Djajtë e Kuq kanë gati ofertën tunduese për Interin.

Sipas Calciomercato, United do tia ofrojë Interit kartonin e njërit prej dyshes Garnacho-Rashford në këmbim të mesfushorit turk.

Zikaltërit janë në kërkim të një sulmuesi dhe janë të hapur për këtë super shkëmbim.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here