E bujshme: Inter e zëvendëson Calhanoglun me yllin 50 milionësh

Rrugëtimi i Hakan Calhanoglu tek Inter ka ardhur drejt fundit.

Mes situatës së acaruar mes palëve në ditët e fundit, ku u përfshi edhe kapiteni Lautaro Martinez, Calhanoglu nuk ka më vend tek ekipi zikaltër.

E ardhmja e tij sipas të gjitha gjasave do jetë te Galatasaray, vetëm se klubi turk duhet të rrisë ofertën për 31-vjeçarin.

Oferta e parë e kampionit të Turqisë ishte rreth 20 milionë euro, ndërsa Inter pret 35-40 milionë euro.

Ndërkohë, drejtuesit zikaltër kanë gjetur zëvendësuesin ideal të Calhanoglu. Bëhet fjalë për brazilianin e Atalantës, Ederson, një mesfushor i spikatur në Serie A, i cili ndiqet nga disa ekipe.

Klubi bergamask është i gatshëm të heq dorë prej tij vetëm për shifrën 50 milionë euro.

Përveç Ederson, Inter po ndjek edhe Nicolo Rovella të Lazios, por braziliani i Atalantës duket më i arritshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here