Tare ka gati goditjen e rradhës në merkato.
Klubet e mëdha të Europës po punojnë intenzivisht në merkaton e verës, duke u përgatitur për sezonin e ri.
Mes skuadrave më aktive është padyshim Milani, me drejtuesit që kanë siguruar dy përforcime dhe tani kanë gati edhe përforcimin e rradhës.
Rosonerët kanë siguruar shërbimet e Luka Modric dhe Samuele Riccit, ndërsa sipas raportimeve të fundit, Tare ka nisur sulmin për transferimin e bomberit të njohur.
Sipas Gazzetta dello Sport, Milan po punon për transferimin e Mateo Reteguit nga Atalanta.
Retegui realizoi 28 gola dhe 9 asistime sezonin e shkuar në Serie A, ndërsa për kartonin e tij Atalanta kërkon 50 milionë euro.