Allegri kërkon sulmues, Tare transferon bomberin e ri për €35m

Në listën e objektivave për këtë merkato, Max Allegri ka kërkuar edhe një sulmues.

Igli Tare ka nisur nga puna për të plotësuar dëshirën e Allegrit dhe ka identifikuar sulmuesin e Udinese-s, Lorenzo Lucca, si profilin e duhur.

Sulmuesi 24-vjeçar shënoi 14 gola në sezonin e fundit me Udinese-n, me paraqitjet e treguara ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të njohura.

Përveç Milanit, sulmuesin italian e kërkojnë edhe Atalanta me Napolin, si dhe Atletico Madrid, por kuqezinjtë për momentin duken më të interesuar.

Problemi kryesor për Milanin është shifra 35 milionë euro që Udinese kërkon për të lënë të lirë sulmuesin e saj, një shifër pak e vështirë për situatën aktuale të kuqezinjve.

Gjithsesi, shumë shpejt pritet të nisin negociatat zyrtare mes palëve dhe marrëveshja mes dy klubeve mund të mbyllet për shifrën 25 milionë euro, të paktën ky është pretendimi i kuqezinjve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here