Bomba e merkatos, Ter Stegen transferohet te gjiganti italian

Lajm bombastik, Marc Andre Ter Stegen transferohet në Serie A.

Portieri gjerman, Ter Stegen është njëri nga lojtarët më të përfolur ditët e fundit në mediat sportive, pasiqë Barcelona ka vendosur ta nxjerr në shitje.

Blaugranët kanë siguruar shërbimet e Joan Garcia dhe ia kanë hapur derën e largimit portierit gjerman.

Ter Stegen dëshiron të luajë në nivele të larta, për ta mbajtur pozitën e titullarit te Gjermania dhe ka vendosur t’i refuzojë ofertat nga Arabia.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se nga kjo situatë kërkon të përfitojë Interi.

Zikaltërit janë në kërkim të një portieri të ri, pasiqë Sommer është në vitin e fundit të kontratës.

Barcelona është e gatshme ta lërë të lirë Ter Stegen me parametra zero.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here