Inter pa frena në merkato, zikaltërit transferojnë yllin e Serie A

Inter pa frena në merkato, zikaltërit kanë gati goditjen e pestë.

Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.

Mes skuadrave më aktive është padyshim Interi, me drejtuesit që kanë siguruar katër përforcime dhe tani kanë gati edhe të pestin.

Zikaltërit kanë siguruar shërbimet e Petar Sucic, Nikola Zalewskit, Luis Henriques dhe Bonny, ndërsa kanë gati edhe goditjen e rradhës.

Gazzetta dello Sport, raporton se drejtuesit e Interit po punojnë tani për afrimin e mbrojtësit të Genoas, Koni de Winter.

Genoa e vlerëson kartonin e de Winter 30 milionë euro, ndërsa zikaltërit janë të gatshëm ta përfshijnë në operacion Valentin Carbonin për të ulur kërkesat.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here