Një super përforcim nga Igli Tare.
Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e verës.
Mes skuadrave më aktive është padyshim Milani, me drejtuesit që kanë siguruar dy super përforcime dhe kanë piketuar një super përforcim me parametra zero.
Rosonerët kanë siguruar tashmë shërbimet e Luka Modric dhe Samuele Riccit, ndërsa Tare ka piketuar një tjetër super përforcim me kosto zero.
Sipas Calciomercato, Tare synon transferimin e Adrien Rabiot vitin e ardhshëm me kosto zero.
Mesfushori francez i skadon kontrata me Marsejën në verën e vitit 2026 dhe Tare do të vihet në lëvizje që në janar.